Protagonist në ngjitjen e Granada në La Liga, “Marca” nderon Uzunin me çmimin prestigjioz

schedule10:36 - 24 Nëntor, 2023

schedule 10:36 - 24 Nëntor, 2023

Mund të thuhet me plot gojë, se transferimi në Spanjë i dhuroi prestigjin në karrierën, teksa me 23 golat e 5 asistat e tij ndihmoi skuadrën e Granada të ngjitej sërish në elitën e futbollit spanjoll. Bëhet fjalë për “bomberin” beratas, Myrto Uzuni, i cili po shkëlqen te futbolli spanjoll, teksa nuk janë të pakta çmimet për të.

Me të përfunduar kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku Kombëtarja jonë siguroi kualifikimin, si e para e grupit E, 28-vjeçari është rikthyer në Spanjë, për t’u përgatitur për sfidën e mbrëmjes, së kësaj të premteje, ndaj skuadrës së Alaves, mirëpo “iberikët” kishin një surprizë për të.

Pas sezonit fantastike, që zhvilloi me skuadrën e Granada, ku ishte protagonist absolur në shpallje kampion të skaudrës, në La Liga 2, gazeta prestigjioze “Marca”, i ka akorduar Uzunit, çmimin “Pichichi”, çmimi i cili ka lënë pa fjalë beratasni, i cili pas marrjes së “trofeut” u shpreh tepër modest, teksa tha se për të është e rëndësishme vetëm të ndihmojë ekipin.

“I falënderoj të gjithë për çmimin duke filluar me tifozët, bordin, stafin stërvitor dhe të gjithë ekipin. Ka qenë një javë e mrekullueshme për mua, kualifikimi me Shqipërinë në “Euro 2024”, ‘Piçiçi’ dhe sot, përveç kësaj, kemi një ‘finale’ ndaj Alaves. Është një ditë shumë e bukur për mua. Unë gjithmonë dua të përmirësohem në çdo lojë. E rëndësishme është të ndihmoj ekipin tim të jetë aty ku duhet”,- u shpreh Uzuni pas marrjes së çmimit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!