Duke folur ekskluzivisht për mikrofonat e Calciomercato.it, agjenti i njohur sportiv Gabriele La Manna zbuloi se cila mund të jetë një nga idetë e markatos të Juventusit në verë.
Lojtari në fjalë është Cody Gakpo, sulmuesi i lindur në ’99 që luan për PSV , i cili falë edhe paraqitjeve të shkëlqyera që po jep në Botërorin e Katarit, ka përfunduar në pamjet e klubeve të mëdha evropiane.
“Gakpo është lojtari i ri i Kupës së Botës. U përfol se Juventusi ishte i interesuar për lojtarin dhe ndoshta kishte diçka më shumë se interesim i thjeshtë. Nuk e shoh të mundur për janarin, është një operacion i parealizueshëm, është një lojtar që PSV e vlerëson të paktën nga 50 deri në 60 milionë euro. Më pas duhet të shohim se si do të përfundojë Botërori, nëse vazhdon kështu vlera do të rritet sërish dhe në janar do të jetë edhe më e vështirë. Nuk është vetëm Juventusi, por kush mund të përballojë një marrëveshje 60-70 milionë sot në Itali? /G.D abcnews.al/