Zbulohen të tjera biseda sekrete të Zonjës së Parë të SHBA, Melania Trump, të regjistruara nga ish-zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Winston Wolko.
Në këto biseda të regjistruara në fshehtësi shfaqet nervozizmi i madh i Melania-s me atoren Stormy Daniels, ndërkohë që kjo e fundit kishte një marrëdhënie me burrin e saj, presidentin Donald Trump.
Në një moment, Melania e quan atë prostitutë porno, kur mëson se foto e saj do të dalë në revistën Vogue.
Zonja e Parë thotë: “Annie Leibovitz po bën fotot e një prostitute pornoje dhe ajo do të shfaqet në edicionin e shtatorit apo tetorit.”
“Çfarë je duke thënë?”, e pyet Wolko.
“Stormy”, thotë Melania. “Do të dalë në revistën Vogue. Annie Leibovitz po i bën fotot.”
Kujtojmë që aktorja porno Daniels, e lindur me emrin Stephanie Cliord, pretendon se ka pasur një marredhënie me Trump në 2006, kohë kur Melania ishte shtatzënë me djalin Barron.
Regjistrimet e telefonatave janë publikuar në librin e Stephanie Winston Wolko, ish-bashkëpunëtore dhe mikeshë e “Zonjës së Parë”. l.k/abcnews.al