Prostituta shqiptare në Itali grabitet dhe hidhet nga makina në lëvizje, në gjendje të rëndë për jetën

schedule23:25 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 23:25 - 1 Dhjetor, 2021

Një prostitutë shqiptare me iniciale D.C. 27-vjeç me banim në Torino është shtruar në spitalin e Chivasso me plagë të rënda, njëra prej të cilave i ka prekur kokën. Për këtë arsye ekipi mjekësor po e mban në koma  .

Sipas mediave italiane ajo është dëmtuar pasditen e të hënës kur një person e kishte marrë të renë më forcë në makinë duke e tërhequr nga flokët. Pasi i ka marrë me forcë çantën ai e ka hedhur nga makina e cila ishte në lëvizje dhe u largua me shpejtësi.

Policia italiane është vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar me një makinë gri. E gjithë ngjarja është parë nga një tjetër shofer i cili po kalonte në atë rrugë kur pa skenën. Ai njoftoi policinë dhe ambulancën të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

27-vjeçarja shqiptare ishte në gjendje të rëndë për jetën por arriti t’u tregojë policëve se çfarë kishte ndodhur duke dhënë një përshkrim të pjesshëm të burrit që e kishte dhunuar. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!