Prostitucion në qendrën e masazhit: Në pranga menaxheri, 4 të proceduar në Tiranë

schedule09:43 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 09:43 - 3 Dhjetor, 2020

Menaxheri i një qendre masazhi në kryeqytet është vënë në pranga pasi dyshohet se i përdorte ambientet për shfrytëzim prostitucioni. Ndërsa, është shpallur në kërkim pronari i qendrës në fjalë.

Policia, pasi siguroi të dhëna nga terreni, se në rrugën “Don Bosko” disa vajza shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri dhe pronari i një qendre masazhi, nisën punën për të dokumentuar rastin.

Pas disa muajsh hetime, u kap dhe u vu në pranga menaxheri i qendrës së masazhit, 28-vjeçari  Kliton Shuli, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim pronari 23-vjeçar Ernest Shkreli.

Dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin vajza nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin ato që t’u ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Klientët e qendrës bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që i  kryenin. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 vajza të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!