Propozon nën ujë për martesë, por gjen vdekjen

schedule10:59 - 23 Shtator, 2019

schedule 10:59 - 23 Shtator, 2019

Propozimi i veçantë për martesë i ka kushtuar jetën një shtetasi amerikan. I riu ndodhej me pushime në Tanzani me partneren e tij. Ai u zhyt në ujë për t’i propozuar asaj në mënyrë romantike por për fat të keq nuk arriti të dilte i gjallë.

Një shtetas amerikan ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Tanzani, teksa i propozonte partneres së tij për martesë.  Stiven Ueber dhe e dashura Kenesha Antuane’ ishin me pushime në një resort ujor të vendit afrikan, ku kabinat janë gjysmë të zhytura.

I riu ka dalë nga kabina dhe ka hyrë në ujë, për t’i bërë të fejuarës një propozim të veçantë. Ai ka nxjerrë një letër të shkruar që e ka mbështetur tek një mur prej xhami i kabinës, ndërsa vajza po e filmonte nga brenda.

Duke konfirmuar vdekjen e tij përmes një statusi në Facebook, Antuane’ ka deklaruar se Ueber nuk doli kurrë nga thellësitë e ujërave.

I riu dhe e dashura kishin prenotuar katër netë në resortin që ndodhet në oqean, 250 metra larg bregut dhe ku kabinat janë të ankoruara në ujë, në një thellësi prej 10 metrash.

Në ditën e tretë të qëndrimit, Ueber u zhyt në ujë për të bërë propozimin e tij. “Nuk e mbaj dot frymën aq gjatë sa të të tregoj të gjitha gjërat që më pëlqejnë tek ti, por të dua çdo ditë e më shumë”, shkruhej në letër.

Më pas ai e ktheu letrën mbrapsht për të treguar propozimin dhe nxorri një unazë para se të notonte në pjesë ku nuk kapej më nga kamera.

Duke reaguar menaxherët e resortit deklaruan se vdekja e Ueber ishte një tragjedi. Ata thanë se i ishin përgjigjur thirrjes për një problem në ujë, por kur kishin arritur gjithçka kishte marrë fund./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!