Jo të gjithë janë pro uljes së rrogave në këtë periudhë krize. Pandemia e koronavirusit ka prekur çdo gjë, jo vetëm njerëzit. Futbolli është bërë një nga industritë më të forta, por përhapja në masë e COVID-19 i ka dhënë një goditje të fortë.
Arsenali i ka bërë një propozim interesant lojtarëve. Klubi anglez ka kërkuar që ata të ulin rrogat e tyre për 12 muajt e ardhshëm me 12.5%. “Topçinjtë” kanë premtuar përfshirjen e disa klauzolave interesante, por kanë marrë një refuzim të pastër nga futbollistët sipas raportimeve të Telegraph.
Arsenali ka bërë edhe një premtim tjetër, shuma e ulur do t’u kthehej lojtarëve në momentin që do të rinovonin ose do të shiteshin në ndonjë klub tjetër, por ata kanë refuzuar përsëri, duke mos shprehur gatishmërinë për të ndihmuar klubin në këto momente. /abcnews.al