Hamasi ka reaguar me një deklaratë lidhur me planin e paqes duke thënë se i duhet më shumë kohë për të studiuar këtë plan. Plani i paqes për Gazën u paraqit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe i mbështetur nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
“Hamasi po vazhdon ende konsultimet mbi planin e Trumpit… dhe i informoi ndërmjetësit se konsultimet janë duke vazhduar dhe do të kërkojnë kohë”, tha një zyrtar.
Të martën, Trump i dha Hamasit një ultimatum prej “tre ose katër ditësh” për të pranuar planin e tij për t’i dhënë fund luftës në territoret palestineze.
/abcnews.al/

