La Liga pritet të rifillojë këtë muaj, me kampionati spanjoll që do të ndjekë shembullin e Bundesligës gjermane. Gjithsesi, ndryshe nga Bundesliga që do të rifillojë me datë 16 maj, në Spanjë nuk ka ende një datë zyrtare.
Megjithatë, kjo gjë nuk e ka penguar Federatën Spanjolle të Futbollit që të bëjë propozimet e saj në lidhje me mbarëvajtjen e pjesës së mbetur të kampionatit. Propozimi i fundit, ka në fokus shëndetin e futbollistëve.
Federata Spanjolle ka propozuar që trajnerët e ekipeve të kenë në dispozicion 5 zëvendësime, në mënyrë që lojtarët të mos ngarkohen shumë fizikisht, pasi dhe kalendari pritet të jetë më i ngjeshur pas rifillimit. Edhe arbitrat mendohen se do të jenë më të kujdesshëm në dhënien e kartonëve të verdhë, për të ndihmuar sadopak me pezullimin e lojtarëve./abcnews.al