Propozimi i Arben Malajt për amnistinë: Kjo kategori emigrantësh duhet ta ketë fashën zero

schedule16:52 - 20 Prill, 2020

schedule 16:52 - 20 Prill, 2020

Në një intervistë për Abc News, ish ministri i Financave Arben Malaj foli për amnistinë fiskale. Kryeministri Rama deklaroi sot se kjo amnisti është e domosdoshme për emigrantët që kanë paratë e tyre të padeklaruara, ndërsa tha se do të do të vijojë për një vit dhe do të ndahet në tre fasha.

Ndërkohë, Malaj propozoi se: “Për cdo emigrant që bën një deklarët vetë që nuk është dënuar në asnjë nga ligjet që amnistia përcakton në një shumë deri edhe në 5 milion lekë të reja të kenë fashën zero”.

Pjesë nga intervista:

Për buxhetin e Shqiperisë cdo të thotë -500 milion më pak?

Është shifër e madhe. Është e barabartë me difiçitin e skemës së pensioneve. Është e kosniderushme që në një mënyrë ose në një tjetër do të kompensohet më vonë.

Që të lash borxhet do të thotë më pak investime në fusha të tjera?

Kjo është ideja. Ka dy rrugë për të ulur borxhin ose të rrisësh taksat ose të ulësh investimet.

Në 2021 do jemi në fushatë zgjedhore. A mendoni se ky debat do jetë pjesë e fushatës zgjedhore, rritje taksash apo reduktim shpenzimesh?

Do jetë pjesë e debatit duke vënë në pah gabimet e tjerit, por jo duke propozuar të reja.

Si e shihni injektimin e parave nga amnistia fiskale?

Kryeministri duhet ta sqarojë. E para është amnisti për riatdhesim të parave, ka dy grupe: një emigrantët dhe bizneset që kanë para që skanë paguar taksa. Unë po ndalem te emigrantët. Ata kanë ndjerë vështirësi në vitet e fundit sepse u forcuan rregullat për pastrimin e parave. Unë mendoj dhe do e bëj propozimin tim në publi. Për cdo emigrant që bën një deklarët vetë që nuk është dënuar në ansjë nga ligjet që amnistia përcakton në një shumë deri edhe në 5 milion lekë të reja të kenë fashën zero. Ata ato para i kanë bërë me gjak, duan ti sjellin në Shqipëri

Ishin tre fasha. Është katër muajt e parë 5%, katër muajt e dytë është 7% dhe pastaj për muajt e tjerë shkon 10%. Ju thoni të bëhet zero.

Për tre fazat që emigrangtë duan të sjellin para, që duan të bjenë shtëpi, duan të bëjnë biznese në Shqipëri dhe kjo ska nevojë të tatohet, është para e një pune të vështirë dhe ajo do të futet menjëherë në qarkullim ekonomik. Nëse duma që ti trajtojmë emograntët me dashuri siç shprehemi për ta, kanë qenë kountribueist kryesore për të mbajtur disa ekuilibra. Ata të mos pengohen për asgjë, por madje të përshpejtohen edhe procedurat për lejet e ndërtimi për cdo qëllim. Nëse paranë nuk e dnihmojnë që paraja të shkojë në ekonominë reale, por thjeshtë të rrijë në bankë, sistemi ynë bankar nuk ka pengesa për para. Gjatë 12 muajve duhet ta kenë fashën zero emigrantët me një sgifër të caktuar. Kryeministri e ka mundesinë të deklarojë një shifër sa presim ne. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!