Propozimi francez mbërrin në Kuvendin e RMV-së, Mickoski: Nuk do ta votojmë

schedule20:25 - 7 Korrik, 2022

schedule 20:25 - 7 Korrik, 2022

Kreu i VMRO DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski gjatë nisjes së protestës para qeverisë ka deklaruar se deputetet e VMRO DPMNE-së nuk do ta votojnë propozimin francez të cilin qeveria e vendit e ka dorëzuar në Kuvend.

Ai shtoi se edhe në qoftë se votohet propozimi në Kuvend, deputetët e kësaj partie nuk do të lejojnë që të ndryshohet Kushtetuta për të cilën nevojitet 81 deputetë.

“VMRO DPMNE nuk do të mbështes asnjë ndryshim të kushtetues për këtë të jeni të sigurt dhe edhe qytetarët të jenë të sigurt se çfarëdo që të ndodh me këtë tradhëti kombëtare që e përgatit qeveria LSDM-BDI, VMRO-DPMNE nuk do ta pranoj asesi. Për këtë janë të nevojshme 81 deputet”, tha Micksoki. /abcnews.al/