Propozimi: Biznesit të madh t’i rritet energjia 7%

schedule15:12 - 14 Tetor, 2021

schedule 15:12 - 14 Tetor, 2021

Nga Erblina Mile

Biznesi i madh përtej krizës së pandemisë  vitin e ardhshëm do të përballet edhe me një faturë më të shtrenjtë për energjinë. Përfaqësuesi  “Pro Eksport” Florian Zekja tha se tashmë po diskutohet për një rritje të tarifës me 7% për vitin e ardhshëm.

Pra nëse bëjmë një përllogaritje një biznes që paguan 1 mln lekë nëse do të aprovohej një rritje e tillë do të paguante  70 mijë lekë më tepër. Rritje e kostove të energjisë do të krijonte një tjetër barrë biznesit. Zekja sqaron se ata nuk mund të transferojnë koston tek klientët.

Aktualisht shumë biznese të mëdha vijojnë që të furnizohen nga operatori i shpërndarjes së Energjisë elektrike. Ata nuk kanë mundur të dalin në treg të lirë për shkak  të kostove dhe burokracive.Kostoja e energjisë elektrike zë një peshë të konsiderueshme në biznesin fason i cili arrin deri në 15% të xhiros mujore.

ÇMIMI I ENERGJISË  PËR BIZNESIN E MADH PA TVSH

BIZNESI I MADH                       14 LEKW, KWh
RRITJA 7%                                 Bëhet   14.98 LEKË, KWh

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!