Socialistët propozojnë ndryshime në reformën në drejtësi. Amendamentet e depozituara në Kuvend dhe që mbajnë firmën e deputetit Olsi Komici parashikojnë korrigjime në dy ligje të sistemit të drejtësisë, atë “për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Në një intervistë në “News Line” në ABC News, juristja Brizida Gjikondi, tha se nuk ishte ky momenti i duhur për të bërë këto propozime pasi sipas saj, shihet një “konflikt” me ekzekutivit dhe gjyqësorit.
“Ishin të papritura. Mendoj që nuk është momenti i duhur tani që ka një ngërç me zotin Rama dhe drejtësinë e re. Pika e dobët e Shqipërisë ka qenë që merr vendime pa bërë konsultim. Është për tu parë. Mendoj që janë ndryshime që i paraprijnë ndryshime të tjerë që do duhet të sjellë mazhoranca dhe për institucione të tjera që kanë dalë nga kjo reformë. KLP sidomos, edhe KLGJ, KLP ka pas një zhbërje të identiteti, por ata persona që janë në KLP që nuk vijnë nga gjyqësori dhe kjo klasë politike nuk mund të bëjë sikur nuk di çfarë ka ndodhur. Pasi personazhet që kanë qenë anëtarë të KLP i ka sjellë mazhoranca. Por me këtë konflikt mes ekzekutivit dhe gjyqësorit më bën të them se nuk ishte ky momenti i duhur, por arsyet i dinë vetë ata”, tha Gjikondi.
/abcnews.al/

