Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Propaganda ruso-serbe manipuloi Dicky Marty, në fund tentuan ta vrisnin”/ Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Ringjallën pretendimet e tmerrshme për trafikim organesh

schedule14:42 - 18 Shkurt, 2026

schedule 14:42 - 18 Shkurt, 2026

Hashim Thaçi ka deklaruar se propaganda ruse dhe serbe manipuloi Dicky Marty-n.

Gjatë fjalës së tij në Hagë, Thaçi theksoi se ringjallën pretendimet e tmerrshme për trafikim organesh.

“Propaganda ruse dhe serbe nuk do na falnin lehtë pasi dështuan ta deligjitimojmë pavarësinë e Kosovës. Ringjallën pretendimet e tmerrshme për trafikim organesh. Pretendime që ishin hetuar edhe më parë dhe ishin hedhur poshtë si të pabaza. Sapo u publikua raporti i Dicky Marty, mblodha përfaqësuesit kryesor ndërkombëtar kërkova një tjetër hetim të pavarur. Ata premtuan se do ta heqin renë e zezë mbi Kosovës. Propaganda ruse e serbe manipuloi Dicky Marty dhe ai ra viktimë e fushatës së tyre dhe në fund tentuan edhe ta vrisnin për të na fajësuar edhe ne. Pra qëllimi ishte i qartë”, tha mes të tjerash ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!