Ndryshimet në pronat dhe zhvillimi i sektorit të ndërtimit ngre pikëpyetje mbi investimet në pasuritë e paluajtshme. Zonat bregdetare dhe zhvillimi i turizmit kanë rritur kërkesat për prona në këto zona.
Anëtari i NAREA/ Broker Eron Çumani u shpreh se pronat në Sarandë nuk janë në stok për momentin dhe se të huajt preferojnë të blejnë prona në Shqipëri.
“ Nëse i referohemi Censusit të fundit, ka shumë apartamente që janë bosh. Nuk duhet të merret për bazë që tregu ka stok. Në Sarandë nuk ka stok që do të thotë cdo banesë ka një pronar, që nuk ndodhet këtu ose është shtetas i huaj. Prona stok nuk ka, mund të jetë në limitet e veta. Edhe ato që janë I përafrohen cmimeve të apartamenteve të reja. Të interesuarit të kenë parasysh që ka më shumë kërkesë nga tregu i huaj. Nuk para i prek banesat që kanë mangësi nga infrastruktura, administrimi, janë kryesisht në prona të reja, momentalisht Saranda ka zhvillim potencial, pronat janë të rëzervuara dhe ato që janë në ndërtim janë të rezervuara një pjesë. Pra tregu në Sarandë nuk ka stok.” /abcnews.al