Një burrë nga Serbia i ofron 10 mijë euro atij që gjen qenin e tij dhe këtë e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook.
“10 mijë euro shpërblim kush e gjen”, ka shkruar pronari, duke shkaktuar reagime të shumta.
“Duhet të bëni një fotografi të qenit që mendoni se është ai dhe ta dërgoni me mesazh. E përsëris, pa pyetur se ku është zhdukur dhe kur sepse nuk është më e rëndësishme, ai mund të jetë kudo në Serbi dhe në oborrin e kujtdo”, ka shtuar ai.
Për shkak të këtij përshkrimi dhe shumës së lartë, shumë njerëz dolën me mesazhe mbështetjeje, disa thanë se çdo pronar qeni që e kupton situatën nuk do t’i pranonte as paratë, etj.
“Do të ndihmoja pa asnjë shpërblim”, “Paç fat në gjetjen e qenit”, “Faleminderit për këmbënguljen” janë vetëm disa nga mesazhet e mbështetjes.
Disa pyetën se në cilin qytet dhe kur u zhduk qeni, për të ngushtuar ndoshta kërkimet, por pasi pronari shkroi se mund të ishte në çdo qytet, ai nuk dha më shumë detaje./abcnews.al