Pronarët nuk paguajnë dëmet, Egjipti sekuestron zyrtarisht anijen që bllokoi Kanalin e Suezit

schedule16:57 - 12 Maj, 2021

schedule 16:57 - 12 Maj, 2021

Autoritetet egjiptiane kanë konfiskuar një anije mallrash masive që bllokoi Kanalin e Suezit muajin e kaluar për shkak të një mosmarrëveshje financiare me pronarin e saj.

Anija që mban flamurin e Panapasë dhe emrin “Ever Given” nuk do të lejohet të largohet nga Egjipti derisa të vendoset një shumë kompensimi, thanë të martën shefi i kanalit dhe një zyrtar gjyqësor. Pronari japonez i anijes, Shoei Kisen Kaisha Ltd, nuk ka reaguar ende.

“Anija tani është zyrtarisht e konfiskuar,” u shpreh gjenerali Osama Rabie për mediat ndërsa shtoi se “ata nuk duan të paguajnë asgjë.”

Ka raportime se autoritetet e kanalit egjiptian po kërkojnë rreth 916 milion dollarë për të zhbllokuar anijen e mallrave, shkruan abcnews.al

Anija me gjatësi 400 metra u bllokua më 23 mars në kanalin e ngushtë ndërsa mbante ngarkesa nga Azia në Evropë, duke u përplasur me pjesën anësore të kanalit, rreth 6 kilometra në veri të hyrjes jugore, pranë qytetit të Suez.

Gjashtë ditë më vonë, ekipet e shpëtimit arritën të lirojnë Ever Given, duke i dhënë fund një krize që kishte bllokuar një nga rrugët ujore më vitale në botë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!