Pronarët e Manchester United janë më pak të mbështetur nga të gjithë liderët e Premier League.
Këtë e dëshmojnë rezultatet e një sondazhi të lexuesve të Daily Mail, ku morën pjesë më shumë se 100 mijë tifozë të klubeve të Premier League.
Vetëm 4% e atyre që votuan miratojnë veprimet e familjes Glazer gjatë periudhës së pronësisë së United.
Pronari i Brentfordit, Matthew Benham, mori vlerësimin më të lartë të miratimit, me 98.8% të fansave që miratuan veprimet e tij.
Përveç “Glazers”, në top 3 anti-vlerësimet përfshihen edhe pronarët e Newcastle (10.9%, në pronësi të sauditëve) dhe Everton (14.2%, në pronësi të biznesmenit Farhad Moshiri).
Pronari i Arsenalit Stan Kroenke mbështetet nga 30.3% e tifozëve, pronari i Liverpool FSG, 88.6%, pronari i Manchester City Sheikh Mansour 90.5%, pronari aktual i Chelsea Roman Abramovich 92.5%. /abcnews.al/