Pronarët dhe të përndjekurit, 2 sugjerimet e Mediut për Bashën

schedule14:09 - 17 Shkurt, 2021

schedule 14:09 - 17 Shkurt, 2021

Nga Erneta Shevroja

Pasi kërkoi integrim të programit të PD me të partive të tjera opozitare, Fatmir Mediu i ka bërë disa sugjerime Lulzim Bashës për të dalë me një plan të unifikuar qeverisës pas zgjedhjeve. Sugjerimi i parë ka të bëjë me çështjen e pronave.

“Janë mbi 8 mijë viktima nga mosrespektimi i të drejtës së pronës private në Shqipëri dhe çështja e pronës private është sa një çështje e të drejtës, është një çështje sociale, është një çështje ekonomike është dhe një çështje politike. Partia Republikane ka qenë partia e vetme në mbështetje të lirisë dhe të drejtës së pronës të përcaktuar në Kushtetutë, mendoj që duhet të koordinojmë qëndrimin tonë, në mënyrë që t`i shërbejmë më në fund kthimit të pronës tek i zoti dhe kompensimit me vlerën e tregut,” ka thënë Mediu.

Për Mediun është e pamjaftueshme që PD ka angazhuar dhe figura edhe si drejtës fushate nga familjet e të përndjekurve politikë.

Duhet vendosur një standart marrëdhëniesh të tjera në vlerësimin e kontributeve, të angazhimeve të tyre, të mundësive ekonomike, të mundësive të punësimit, në angazhime të drejtpërdrejta  të cilat kërkojnë një plan shumë të qartë, por mbi të gjitha mendoj që e gjithë kjo shtresë e të përndjekurve politikë kërkon vlerësimin e drejtë historik  të asaj që ka ndodhur në Shqipëri, gjë që nuk u bë asnjëherë”, tha ai.

Sipas Mediut, e rëndësishme është dhe një reformë në thelb të së cilës është kthimi i besimit të publikut tek financat dhe raport të drejtë mes shtetit dhe biznesit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!