Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova ka bërë të ditur se autoritetet kanë identifikuar rusin e parë të dyshuar se ka kryer një masakër civilësh në Bucha.
Është fjala për Sergey Kolotsey, komandant I njësisë së Gardës Kombëtare ruse, siç bën me dije “Kyiv Independent”, duke cituar një postim të prokurores në Facebook. Sipas policisë dhe autoriteteve publike, në Bucha Kolotsey kishte vrarë 4 burra të paarmatosur në 18 mars dhe një tjetër më 29 mars.