Prokurorja e çështjes nuk bashkëpunon me avokatët e Dani Alves: Dëmi është i pariparueshëm

schedule21:46 - 30 Nëntor, 2023

schedule 21:46 - 30 Nëntor, 2023

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Sevillas, Dani Alves, nuk do t’i shpëtojë gjyqit për përdhunimin e dyshuar të kryer në dhjetor të vitit të kaluar, pasi prokuroria refuzoi marrëveshjen e ofruar nga mbrojtja e tij.

Raporti i fundit mbi këtë çështje nga gazeta katalanase “Sport”, thotë që mbrojtja e Alves e përbërë nga dy avokatë ka hapur bisedimet me prokurorinë.

Sidoqoftë, prokurorja ka refuzuar çdo sugjerim për një marrëveshje të mundshme.

Prokuroria e këtij rasti, Ester Garcia, ka lëshuar një njoftim zyrtar duke mohuar ndonjë marrëveshje me kampin e Alves dhe duke shtuar se dëmi mendor dhe pasojat janë të pariparueshme dhe arritja e një marrëveshjeje është pothuajse e pamundur. Kjo për shkak të qëndrimeve të ndryshme të palëve në lidhje me seriozitetin e fakteve dhe dënimet që do të shqiptohen.

Alves është duke u përballur me akuza për përdhunim që mund të bëjnë që braziliani të shkojë në burg për nëntë vite. Avokatët e Alves kanë kërkuar lirimin e tij me kusht, por kjo kërkesë e tyre është refuzuar në çdo rast, teksa ai ka dëshmuar para gjyqit në katër raste.

Braziliani ka qenë prapa hekurave që nga janari i këtij viti dhe tani do të përballet me një seancë gjyqësore./ h.ll/abcnews.al