SPAK nuk ka pranuar aktet e “Dosjes 184” të dërguara nga Prokuroria e Dibrës duke i rikthyer sërish në këtë prokurori për të qenë ajo që do të vijojë hetimet.
Prokuroria e Dibrës kishte shpallur moskompetencë për këtë dosje duke kërkuar nag SPAK që të bëjë hetimin e saj.
“Dosja 184” ka të bëjë me blerjen e votave për zgjedhjet lokale në Dibër, në të cilën janë edhe përgjimet e dy ish-ministrave dhe disa deputetëve të maxhorancës.
I kontaktuar nga gazetarja e Abc News Glidona Daci, kreu i SPAK Arben Kraja u shpreh se ky institucion ka vendosur më datë 27 janar që ta kthejë dosjen në Dibër dhe të detyrojë atë prokurori të vijojë hetimet.
I gjithë ky “ping pong” mes prokurorive po bën që të mos fillojë gjykimi i kësaj dosjeje që tronditi politikën e Tiranës disa muaj më parë. /abcnews.al