Prokuroria urdhër ndalimi për biznesmenin e njohur

schedule12:27 - 4 Maj, 2019

schedule 12:27 - 4 Maj, 2019

Ndalohet me urdhër të prokurorisë së Tiranës një biznesmen në fushën e ndërtimit dhe dy shtetas të tjerë. Dritan Llanaj, së bashku me Kadri Pazari e Arben Caci dyshohen se kanë falsifikuar dokumentat për 25 mijë metër katror tokë në Laprakë.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke në Laprakë që është pronë e spitalit të Traumës. Sipas hetimeve, nga Pazari e Caci trualli i është kaluar ndërtuesit Llanaj, i cili është shprehur se e ka blerë tek dy pronarët pa pasur dijeni për falsifikimin.

Në këtë pronë në perimetrin e spitalit ishte planifikuar edhe një ndërtim për të cilin tashmë është vendosur pezullimi.

Biznesmeni Llanaj ka qenë i arrestuar edhe më herët nga policia pasi ishte akuzuar për tre akuza; “Ndërtim i paligjishëm në zonën e Unazës së Re”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!