Ekskluzive/ Prokuroria nuk heton ndotjen në Elbasan, mungojnë fondet

schedule15:56 - 21 Gusht, 2021

schedule 15:56 - 21 Gusht, 2021

Nga Aldo Kozarja

Prej 25 vjetësh ndotja nga industria e rëndë në Elbasan vazhdon të jetë problem. Banorët që jetojnë pranë zonës ku ka dhjetëra fabrika janë ankuar shpesh herë për tymin helmues që mbulon Bradasheshin. Por era e keq ndihet deri në Elbasan.

Janë të paktën 70 biznese që ushtojnë aktivitetin në zonën industriale të njësisë administrative Bradashesh të Elbasanit. Këto kompani nuk kanë qenë asnjëherë subjekt i kontrolleve. Të gjitha këto kompani nuk kanë statistika për nivelin e ndotjes, ndërsa sa herë kanë nisur hetime nga institucionet ato kanë dështuar ose janë pushuar si pasojë e mungesës së provave.

Abc ka zbuluar se dhe një nisëm që mori organi më i lartë i hetimit, Prokuroria mbeti në letër. Problem I ndotjes në qytetin e Elbasanit vazhdon të jetë problem prej 25 vitesh. Ajo që mëson abc është se institucioni I prokurorisë ka kërkuar vite para të investigojë ndotësit, por vlera që kompania që do të kryente matjen e nivelit të ndotjes në zonën industriale kërkoni një sasi prej 1.8 milionë lekësh të reja.

Prokuroria e Elbasanit u tërhoq pasi shuma që kërkonte kompania private ishte e lartë, sa buxheti vjetor i shpenzimeve të institucionit. Për sa kohe nuk do të ketë matje të vlerave të ndotjes bizneset do vazhdojnë të gjenerojnë helme kancerogjene në ajër./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!