Prokuroria merr nën hetim 6 ish-deputetë të PD-së

schedule16:10 - 28 Maj, 2019

schedule 16:10 - 28 Maj, 2019

6 ish-deputetë të Partisë Demokratike do të ndiqen penalisht pasi tentuan të futen më dhunë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Hetimi ka nisur menjëherë pas përfundimit të protestës së 16 shkurtit. Në pamjet e publikuara në media shikohen se si ish-deputetët përplasën me punonjësin e policisë dhe sillen ndaj tij në mënyrë të dhunshme. Nën hetim janë Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj.  Në lidhje me këtë rast Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 të Kodit Penal”. Ish-deputetët e Partisë Demokratike, u futën me forcë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku mbaheshin të shoqëruar disa protestues, dhe më pas nisin të përplasen fizikisht me efektivët e policisë./ABC News Albania 24/7