Prokuroria mbylli hetimet, KQZ thotë nesër “fjalën e fundit” për Tom Doshin

schedule16:45 - 10 Nëntor, 2021

schedule 16:45 - 10 Nëntor, 2021

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë nesër rezultatet e verifikimit për Tom Doshin.  Pak ditë më parë Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për Doshin.

Rezultatet e këtyre verifikimeve i janë dorëzuar KQZ-së, i cili si organ kompetent, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji.\

Lexo edhe: Verifikimet e Prokurorisë për Tom Doshin, Celibashi: Do ta shqyrtojmë

KQZ ka njoftuar se mbledhja do të jetë në orën 12:00. Kujtojmë se Tom Doshi ishte në listën e 28 kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i nisi për verifikim Prokurorisë së Përgjithshme. g.v/abcnews.al