Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen Eri Zefit, merret i pandehur Mikel Alia

schedule09:15 - 17 Shkurt, 2021

schedule 09:15 - 17 Shkurt, 2021

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, ngjarje e ndodhur me 2 tetor të vitit 2019-të në fshatin Zall-Xhuxhe të Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë.

Gazetari Gjergji Figuri raporton se në lidhje me këtë krim është dërguar i pandehur Mikel (Gjovalin) Alia dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Vrasjes së krye në bashkëpunim”.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit.

Ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës është i dënuar vrasjen e një familjari të të akuzuarit.

Lexo edhe: Mikel Alia “qep” gojën në gjykatë, avokati mohon që ta ketë nxjerrë në pritë Eri Zefin

Mikel (Gjovalin) Alia akuzohet se nxori në pritë para atentatorëve Zefin, ndërkohë që ishin shokë fëmijërie. Viktima Eri Zefi u gjet i vdekur në Zalle Xhuxhë të Mirditës, ndërsa më parë ishte dhunuar. Më pas ai ishte zhvendosur disa metra larg nga Rruga e Kombit ku është qëlluar për vdekje me 6 plumba. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!