Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Prokuroria kërkon burg për dy kontrollorët ajror të Rinasit, për Flora Ndrecën “arrest shtëpie”

schedule16:28 - 9 Prill, 2021

schedule 16:28 - 9 Prill, 2021

Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për kontrolloren ajrore Flora Ndreca e cila u arrestua për shkak të bojkotit të punës. Ndërkohë për dy të arrestuarit e tjerë, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, është kërkuar arrest me burg.  Seanca për dhënien e masës së sigurisë pritet të zhvillohet ditën e nesërme në orën 08:30. Për tre kontrollorët ajror të “AlbControl” rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se në bisedat e kryera nga tre të arrestuarit, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët  për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë.  Ndërkohë thuhet  se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.

Lexo edhe: “Mbylle kullën”, zbardhen bisedat mes tre kontrollorëve të arrestuar: Ato letra i djeg



Fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u shoqëruan 28 kontrollorë, ndërsa pas marrjes në pyetje, janë arrestuar vetëm tre prej tyre. Bojkoti i kontrollorëve bllokoi për dy ditë të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!