Prokuroria kërkon 63 vite burg për grupin e “Habilajve”, 18 vetëm për Moisiun

schedule11:45 - 4 Maj, 2021

schedule 11:45 - 4 Maj, 2021

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dhënë sot  pretencën për  pjesëtarët e të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës “Habilaj”.

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj. Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Sjellim ndërmend se mbi grupin Habilaj  rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’, ‘Grup i strukturuar kriminal’, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’. Hetimet për këtë grup u pezulluan për të paktën një vit pasi, askush nga të akuzuarit nuk ishin në vendin tonë. Pasi shumë prej tyre vuajnë dënimin në Itali ndërsa vetë Moisi Habilaj është në arrati.  /acbnews.al/