Prokuroria kërkoi 6 vite burg/ Rozeta Dobi e penduar: Eurot m’i dha vetë Alda Klosi, inskenim për të fajësuar ish-bashkëshortin

schedule13:33 - 19 Mars, 2024

schedule 13:33 - 19 Mars, 2024

6 vite burg kërkoi prokuroria e Tiranës për Rozeta Dobin e arrestuar për vjedhjen e mbi 400 mijë eurove në banësen e ish zyrtares Alda Klosi, ku punonte si sanitare.

Para trupit gjykues në seancë, Dobi shprehu pendesë ndërsa është shprehur se shumën e parave ka qenë Alda Klosi që ia ka dhanë për ti mbajtur.

“Së pari shpreh pendesën time për cdo gjë që ka ndodhur, kërkoj mëshirën tuaj në dhënien e vendimit, atë shumë parash Alda Klosi më ka kërkuar që t’i mbaj dhe në një moment të dytë do të ja ktheja te shtëpia e saj.

Unë nuk kam vjedhur, më vjen keq e kam mbajt familjen me punë të ndershme, s’kam dashur t’i bëj asgjë keq. Më ka kërkuar që t’i mbaja, këtë inskenim ajo e ka bërë që të fajsojë ish-bashkëshortin e saj” është shprehur Dobi në gjykatë./abcnews.al

LEXO EDHE : Prokuroria kërkon 6 vite burg për Rozeta Dobin, dhe 2 vite për Alda Klosin

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!