Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar informacione nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për mosfunksionimin e platformës ku publikohen rezultatet zgjedhore.
Njoftimi është dhënë nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me synimin kryesor kërkimin e informacioneve, për të vërtetuar nëse ka pasur kryerje të veprës penale.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo”, thuhet në komunikatën për media.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka pranuar të dielën e 9 shkurtit, rreth orës 22.30 minuta përmes një dalje te kryetarit të këtij komisioni Kreshnik Radoniçi, se kanë pasur probleme me faqen ku publikoheshin rezultatet zgjedhore preliminare, duke prishur kështu traditën e kaluar të një procesi te konsoliduar zgjedhor, ku rezultatet për subjektet politike ne gare bëheshin të ditura përpara mesnatës.
Të dhënat e rezultateve janë mbledhur manualisht, e më pas janë publikuar ne faqen e KQZ. Vete kreu i këtij institucioni deklaroj se është i hapur për një hetim administrativ.
Arsyet e rënies se faqes ende nuk dihen ndërsa ka patur dyshime edhe për një sulm kibernetik.
/abcnews.al/