Nasser Al-Khelaifi dhe Jerome Valcke, ish-Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, po përballen me një çështje gjyqësore që ka të bëjë me të drejtat televizive të Botërorit 2014. Valcke, i pezulluar me 12 vite nga futbolli, pasi u zbulua se kishte marrë pjesë në një skandal me biletat e Botërorit, tani rrezikon burgun.
Valcke është paraqitur të hënën në Gjykatën Federale Penale të Bellinzona dhe mbi të rëndon akuza e korrupsionit. Pretendohet se në vitin 2003 ai ka kërkuar ndihmën e Nasser Al-Khelaifi për të blerë një vilë në Sardenjë, Itali, sikurse shkruan “L’Equipe”.
Presidenti i PSG ia kishte dalë përmes “marifeteve” ta blinte shtëpinë dhe më pas ajo të kalonte në pronësinë e Valcke. Gjithsesi ata e konsiderojnë një marrëveshje private dhe që nuk ka lidhje me favorizimin e mundshëm për të drejtat televizive të Botërorit 2014.
Gjykimi vijon, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar 28 muaj burg për Nasser Al-Khelaifi, ose nëj dënim më kusht, si dhe tre vite për Jerome Valcke. Ende nuk ka një vendim dhe pritet të shihet se çfarë do të vendosë Gjykata Federale Penale e Bellinzona. /abcnews.al