Prokuroria e Tiranës rekurs për lirimin e Dritan Goxhajt, kërkon rikthimin në burg të ish luftëtarit të UÇK-së

schedule14:22 - 16 Janar, 2024

schedule 14:22 - 16 Janar, 2024

Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke kërkuar rikthimin e tij në burg dhe ekzekutimin e Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij.

Gazetari Ermal Vija raporton se shorti ka caktuar si gjyqtar që do të shqyrtojë kërkesën në Gjykatën e Lartë Ilir Pandën, teksa ende nuk është caktuar një datë për seancën gjyqësore.

Në objektin e rekursit kërkohet pranimi i dhënies se ndihmës juridike Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës dhe ekzekutimin e Letërporosisë, caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” me qëllim ekstradimi.

Kujtojmë që Dritan Goxhaj i lirua nga burgu me vendim të gjykatës së Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë në datë 10 tetor të vitit 2023. Kjo gjykatë rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës Parë, duke refuzuar dhe ekstradimin e Goxhajt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!