Prokuroria e Përgjithshme hap garën për vendin vakant në KLP

schedule15:06 - 2 Shtator, 2019

schedule 15:06 - 2 Shtator, 2019

Një muaj pas shpalljes së vakancës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për të gjithë prokurorët e Shkallëve të Para që duan të jenë pjesë e Qeverisë së Prokurorëve.

Vakanca në KLP erdhi pas shkarkimit të Gentian Osmanit më 31 Korrik nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Edhe pse një muaj me vonesë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka caktuar 2 javë kohë për të gjithë ata prokurorë që duan të jenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pas mbylljes së garës do të thirret Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve, të cilët do të votojnë se kush do të jetë anëtari më i ri i këtij këshilli. Ndërkohë një tjetër anëtar i KLP-së është i ankimuar nga Komisioneri Publik.

Bëhet fjalë për Besnik Canin, për të cilin Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka caktuar një datën se kur do të zhvillohet seanca./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!