Prokuroria çoi dosjen në Gjykatë, Basha: 90% e gënjeshtrës u rrëzua

schedule18:22 - 8 Nëntor, 2019

schedule 18:22 - 8 Nëntor, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi gënjështra akuzat e ngritura ndaj tij dhe dy zyrtarëve të PD, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi nga Prokuroria për falsifikim dokumentash.

Pas një takimi me të rinjtë në Krujë, Basha theksoi se Prokuroria  u detyrua të pranojë se akuzat e ngritura ndaj tij ishin të stisura.

“”90 % e gënjeshtrës u rrëzua dhe 10 % do rrëzohet në gjykatë, vetëm përmes të së vërtetës. Prokuroria e përdorur nga Edi Rama u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtra që operoi për dy vite me radhë. Na akuzuan për agjentë rusë, për pastrim parash. 90% ka rënë, edhe 10% do ta çmontojmë”, deklaroi Basha.

Ndërkohë  kujtoi se janë të ditura se kush i ka lidhjet e forta me rusinë duke drejtuar akuza ndaj kryeministrit Rama. Më herët edhe selia blu përmes një reagimi zyrtar i cilësoi qesharake akuzat e Prokurorisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!