Prokurori i “Xhuvanit” të Elbasanit në SPAK, Bardhi: Kjo është provë për drejtësinë

schedule16:25 - 22 Janar, 2022

schedule 16:25 - 22 Janar, 2022

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ish-drejtues politik i partisë më të madhe në opozitë në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 Prillit dhe i akuzuar nga shumica socialiste për ngjarjen ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, ka reaguar për padinë që është bërë kundër Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Gjykatën Administrative për mënyrën e përzgjedhjes së prokurorit Alfred Shehu në SPAK.

“Sistemi i drejtësisë është vënë në provë nga brenda vetes. KLP është paditur për manipulim dhe si shtojcë e Partisë Socialiste. Në shkelje flagrante të ligjit, KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar.

Pyetja që e bën sot çdo shqiptar është:

?A do të lejojë gjykata një SPAK të kapur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla?

?A do të lejojë gjykata që të bëhet pjesë e SPAK prokurori famëkeq, Alfred Shehu?

?Si mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin një prokuror që gënjeu hapur dhe publikisht për ti shërbyer bandave dhe korrupsionit qeveritar?

Përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve” shkruan ai.

Alfred Shehu ishte prokurori që hetoi vrasjen e Xhuvanit përpara zgjedhjeve të pëgjithshme ndërsa më pas kaloi vettingun dhe u përzgjodh në SPAK. Por Sonila Muhametaj, që ishte një nga tre kandidatet për dy vendet e lira në SPAK paditi KLP-në për mënyrën e renditjes dhe përzgjedhjes së Alfred Shehut dhe Elvin Gokajt./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!