Ditën e sotme edhe Prokurori Edvin Kondili depoziton kërkesë dhe shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Deri tani ka shkuar në dy numri i kandidatëve.
Kujtojmë se disa ditë më parë, interesin për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e shprehu edhe prokurori Adnan Xholi.
Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori. Qysh prej vitit 2013 ai punon në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është konfirmuar nga vettingu vitin e kaluar. Adnan Xholi ka qenë edhe kandidat për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), mirëpo nuk i rezultoi fitues.
Drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe si detyrim Këshilli duhet të hapë 3 muaj përpara garën. /abcnews.al/