Xhefri Koks, Prokurori i Përgjithshëm Britanik, ka refuzuar të bëjë publik mendimin e tij për marrëveshjen e arritur për Brexit mes qeverisë së kryeministres Mej dhe Brukselit.
Nëse marrëveshja e arritur nga Tereza Mej me Brukselin për BREXIT, do të miratohej në Dhomën e Përbashkët, Mbretëria e Bashkuar do të qëndronte e bllokuar për një kohë të pacaktuar në unionin doganor me Bashkimin Europian. Është ky mendimi i shprehur nga prokurori i përgjithshëm britanin Xhefri Koks në një përfundim ligjor të klasifikuar. Koks, duke folur në Dhomën e Përbashkët, tha se marrëveshja e arritur për Brexit, është një dokument i kompromentuar, por Mbretërinë e Bashkuar do të preferohej një dalje nga pika e ndalimit, në mënyrë të njëanshme. Koks shtoi se publikimi i mendimit të tij ligjor nuk është në interesin publik.
I ngacmuar nga deputetja laburiste Heriet Harmen, prokurori Koks tha se gjendej në mes të një konflikti të ashpër idealesh kushtetuese, duke theksuar se arsyeja e vetme për të cilën nuk e bëntë publik menimin e tij, ishte sepse do të rezultonte në kundërshtim me interesin e përgjithshëm. Sipas tij kjo është e vetmja përplasje mes tij dhe qeverisë së kryeministres Mej. Në fund të fjalës së tij ai tha se nuk ka më asnjë arsye për të diskutuar rreth kësaj çështjeje./ abcnews.al