Prokurori Bajram Breçani: Gruaja e Arben Bilalit më ka kërcënuar

schedule12:28 - 22 Janar, 2021

schedule 12:28 - 22 Janar, 2021

Bajram Breaçani, prokurori i çështjes për vrasjen e ish-policit Arben Bilali ka deklaruar se ka marrë një kërcënim nga gruaja e të ndjerit.  Në një prononcim për gazetaren e ABC Glidona Daci ai është shprehur se është kërcënuar prej saj, teksa ka qenë i ulur në një lokal pranë rrugës Asim Vokshi në Tiranë.

Ish-polici Arben Bilali u ekzekutua më 30 Janar të vitit 2019 me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në Tiranë zonën e Selitës. Si i dyshuar për këtë ngjarje, katër muaj pas ekzekutimit të Bilalit u arrestua Gjergj Cukali. Identifikimi i Cukalit u bë nga analizat e ADN-se të marra nga një shishe uji që u gjend në makinën e përdorur pas vrasjes së Bilalit.

Pas më shumë se  një viti hetime, organi i akuzës në kryeqytet nuk ka arritur të provojë akuzën ndaj Cukalit duke vendosur ta lërë të lirë atë. Sipas Apelit, Gjergj Cukali ishte arrestuar vetëm me iniciativën e policisë, bazuar tek prova biologjike, pa pasur një urdhër prokurori.

Ish-efektivi i policisë Arben Bilali është i treti i vëllezërve në familjen e tij që vriten në atentat në 2 dekadat e fundit. Familja Bilali ishte prej vitesh në një hasmëri me një tjetër familje në zonën e “Yzberisht” në Tiranë. Prej këtij konflikti, që daton në vitin 1994, numërohen disa të vrarë nga të dyja palët. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!