Prokurorët amerikanë akuzojnë tre policë për vdekjen e një vajze tetë vjeçare

schedule05:59 - 19 Janar, 2022

schedule 05:59 - 19 Janar, 2022

Prokurorët amerikanë kanë akuzuar tre policë për vdekjen e një vajze tetë vjeçare, duke pushuar një çështje vrasjeje ndaj dy adoleshentëve që u mbajtën fillimisht. Oficerët hapën zjarr ndaj një automjeti jashtë një loje futbolli të një shkolle të mesme pranë Filadelfias më 27 gusht 2021 pasi dëgjuan të shtëna armësh një bllok larg. Policia mendoi se në makinë ishin të dyshuar të armatosur, por ishte vajza tetë vjeçare.

Prokurorët kishin argumentuar se tragjedia ishte shkaktuar nga dy adoleshentë të cilët i qëlluan njëri-tjetrit pak çaste më parë. Prokurori i qarkut ngriti akuza për vrasje të shkallës së parë kundër dy të rinjve në nëntor. Prokurorët thanë se dyshja 16 dhe 18 vjeç kishin “inicuar ngjarjet vdekjeprurëse” dhe për këtë arsye mbanin përgjegjësinë për vdekjen e vajzës që quhej Fanta Bility. Këto akuza më vonë u tërhoqën nga prokuroria raporton “BBC”.

Prokuroria më vonë akuzoi oficerët e policisë për vrasje vullnetare, vrasje të pavullnetshme dhe rrezikim të pamatur. Sipas “Philadelphia Inquirer”, oficerët kishin vëzhguar turmën kur dëgjuan të shtënat rreth 42 metra larg dhe u kthyen për të parë një makinë që po shkonte drejt tyre. Policët qëlluan me 25 plumba, duke goditur katër persona, përfshirë Fantan dhe motrën e saj 12 vjeçare.

Vajza vdiq në krahët e nënës së saj. Prokurori i Qarkut Delaware, Jack Stollsteimer i tha “CBS News” se “tani jemi të sigurt përtej një dyshimi të arsyeshëm se oficerët jo vetëm që qëlluan, por vranë Fanta Bility, por ata plagosën edhe tre të rinj të tjerë”. Ai tha gjithashtu që “ata u kthyen me zjarr në objektivin e gabuar, në drejtimin e gabuar dhe në një grup njerëzish. Për këtë po mbahen përgjegjës”.

Avokatët e të tre oficerëve lëshuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur pafajësinë e tyre dhe duke thënë se “mbesin zemërthyer për të gjithë ata që kanë vuajtur nga kjo dhunë e pakuptimtë”.   / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!