Projektohet rikthimi i Van Gaal në pankinë, kombëtarja latine i bën ofertë

schedule10:17 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 10:17 - 19 Dhjetor, 2020

Ish-trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, është drejt rikthimit në stol. Bëhet fjalë për një ofertë që vjen nga kombëtarja e Kilit, pasi trajneri aktual kërkon largimin. Reinaldo Rueda dëshiron të rikthehet të punojë në vendin e tij, në Kolumbi, por fillimisht duhet të zgjidhi kontratën me kilianët.

Kërkesa e Ruedës përhapi menjëherë spekulimet për pasardhësin e tij në pankinë. Në skenë janë emra si Jose Pekerman, Gabriel Heinze si dhe Felipe Scolari. Por, një nga drejtuesit e Federatës së Futbollit, Jorge Yungue, shtoi dhe mundësinë e Van Gaal.

 

Gjithsesi, duket e pamundur që holandezi të pranoj këtë ofertë. 69-vjeçari ka dalë në pension që 17 janar të vitit 2017 dhe e ka shprehur disa herë që nuk e tundon më kjo punë. Ai ishte një nga kandidaturat më të përfolura për stolin e kombëtares holandeze, kur Ronald Koeman u largua drejt Barcelonës, por në fund Federata zgjodhi Frank de Boer. /abcnews.al