Projektohet rikthimi i bujshëm, Vedat Muriqi afër kalimit në Stamboll

schedule18:08 - 24 Mars, 2021

schedule 18:08 - 24 Mars, 2021

Lazio pagoi 18.5 milion euro te Fenerbahce sezonin e kaluar për kartonin e Vedat Muriqit. Bomberi dardan nuk po ia del të përshtatet në skuadrën e Simone Inzaghit dhe sezonin e ardhshëm mund të mos e shohim më në Serie A.

Vetëm dy gola dhe një asist për 26-vjeçarin nga Prizreni, të cilit iu desh të përballej me koronavirusin, teksa qëndroi 25 ditë jashtë për shkak të një tërheqje muskulore. Klubi italian e ka humbur durimin dhe Muriqi ka përfunduar në merkato.

Aspor.com.tr raporton se në “pole” për të siguruar shërbimet e sulmuesit potent është Fenerbahce. “Gjiganti” nga Stambolli është gati t’i dhurojë një fanellë titullari Muriqit, i cili shënoi 17 gola me verdhezinjtë, aty ku konsiderohet një idhull nga tifozët e zjarrtë turq. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!