Projektligjin për buxhetin 2022 shqyrtohet sot në Kuvend, rendi i ditës

schedule09:45 - 15 Nëntor, 2021

schedule 09:45 - 15 Nëntor, 2021

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për të shqyrtuar projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022”.

Në këtë seancë Kuvendi do të shqyrtojë edhe disa projektligje.

Në rendin e ditës, janë projektligji “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.

Rendi i Ditës:
Në mbështetje të Urdhrit nr. 23, datë 10.11.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i
ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 4.11.2021 dhe 8.11.2021
(Neni 44, pika 2 e Rregullores
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e
shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe
73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian
Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Diskutimi në parim
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim
4. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të
ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë
votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Diskutimi në parim
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim
2
5. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të
ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë
votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Diskutimi në parim
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim
6. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e
Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores,
shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian
Diskutimi në parim
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim
7. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2022”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të
Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisionet e tjera të përhershme
Diskutimi në parim
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim

/abcnews.al/