Projektligji për lundrimin, Peleshi: Vendosim Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta  

schedule10:21 - 22 Shtator, 2022

schedule 10:21 - 22 Shtator, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi prezantoi sot në Kuvend  projektligjin për “Ndihmat detare dhe lundrimin”. Nga foltorja e Kuvendit Peleshi kërkoi nga deputetë që ta votojnë këtë projektligj, që siç tha ai aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare e vendos vendin në hartën e vendeve të sigurta.

“Do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta. Nisma për aderimin e Shqipërisë në këtë organizatë është e ministrisë së Mbrojtjes. Para pak kohësh kemi miratuar edhe ligjin për aderimin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të hidrografisë.

Me këtë të sotmin përforcojmë kuadrin ligjor për lundrim të sigurt. Edhe sot ne i zbatojmë rregullat e lundrimit të sigurt në mënyrë vullnetare, por anëtarësia në këtë organizatë na jep akses në trajnime, por edhe për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit. Do të mundësojë plotësimin e kuadrit ligjor në fushën e detarisë. Ka edhe një tarifë. Është 17675 euro në vit do të përballohet nga buxheti i ministrisë”, deklaroi Peleshi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!