Projektligji për Eurobondin, Bardhi-Nikollës: Nuk ishte në rend dite. Balla: Të ngeli emri im në gojë

schedule17:13 - 14 Tetor, 2021

schedule 17:13 - 14 Tetor, 2021

Qeveria futi sot me procedurë të përshpejtuar për miratim në Kuvend projektligjin që i hap rrugë daljes në tregjet ndërkombëtare për marrjen e një borxhi nga 500 deri në 700 milionë euro.
“Propozimin e projektligjit “Për eurobondin, që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë”, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas dokumenteve shoqëruese dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi”, thuhet në projektligjin e miratuar nga Qeveria.

Ky projektligj është njoftuar në përfundim të seancës së sotme nga Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, por në këtë moment ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i cili pretendon se opozita nuk është njohur me këtë projektligj dhe nuk ka si të votojë.

Bardhi: Nëse do kishte ardhur një VKM duhet të kishit njoftuar në seancë plenare. Dhe pasi ka nisur nuk mund të shtohen pika në rendin e ditës se kështu i teket Edi Ramës. Ka rregulla të caktuar dhe në pikën 2 njoftimet ta kishit bërë këtë njoftim. Por pasi kemi diskutuar rendin e ditës nuk mund ta shtoni një çështje se është shkelje flagrante. Ne nuk jemi njohur ndërsa ju thoni votoni. Nuk e kemi përpara nuk është njoftuar. Ku jemi këtu në mbledhjen e PS? Nuk na trajtoni ne sikur na keni në xhep dhe na fusni dhe na nxirtni sa herë të doni. Ku e projektvendimin?

Nikolla: Është hedhur në sistem është procedurë e përshpejtuar.

Bardhi: Jo nuk e ke njoftuar. Rendi i ditës nuk përfshin këtë VKM. Nuk mund të shtoni. Anuloni këtë proces votimi. Paraqiteni tek ne ta shqyrtojmë. Dhe më pas e votojmë. Jo të urdhrave që merr ti me SMS nga Taulant Balla se je kryetare e Kuvendit. Ju po e shkelni zotimin në Kuvend.

Balla: Të ngeli në gojë emri im. Hiqe nga goja emrin tim. Se nuk ka të bëjë fare për mu. KA të bëjë më mandate dhe nuk ka të bëjë me daljen e eurobondeve. Shqipëria të hyjë menjëherë. E keni inatin me Boden. Me këtë lloj që keni brenda jush Zoti ju ruajt se ku po shkoni. Lexoni nënë 28. Dhe kryetari i Kuvendit është i detyruara të njoftoj sallën dhe e bëri. Projekte Vendimi i ka të dhënat se kur hyn në seancë dhe ka një kusht dhe nuk hy 7 dit që nga dita e njoftimit. Përmbajtja e aktit prandaj është vendosur parakushti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!