Projektligji i Bujqësisë, Duka: Të hiqen kufizimet për rimbursimet. Sharka: Skemat diskriminuese kanë demotivuar fermerët

schedule12:41 - 8 Qershor, 2022

schedule 12:41 - 8 Qershor, 2022

Kreu i PAA-së Agron Duka ka propozuar ndryshimin e skemës për rimbursimin e fermerëve duke theksuar se  aktualisht diskriminohen fermerët e vegjël dhe ata që duan të jenë të pavarur ndaj kërkoi që ndihma të jetë për të gjithë. I ftuar në Abc Live u shpreh se koha e dhënies së granteve duhet të jetë më e gjatë, mos të jenë 1 vjeçare, por 5 vjeçare.

Duke qenë që buxhetet janë katër vjeçare sepse një qeveri ka mandat 4 vjeçar, nuk mund të parashikojmë për 5 vjet. Për mua s’është arsyetim i saktë. Koha e dhënies së granteve të jetë më e gjatë, mos të jenë 1 vjeçare, por 5 vjeçare. Kur investimi është 1 vjeçar është i pabesueshëm. Nuk e bëjnë projektin 5 vjeçar me justifikimin se mandati është 4 vjeçar. Çdo njeri që merret me bujqësi dhe blegtori të subvencionohet në mënyrë direkte. Kjo mund të çojë dhe në formalizim. E saktë më dukej orientimi i mbjelljeve,orientimi i fermerëve edhe me çmimet e të tjerëve nëpërmjet një agjencie. Sepse thonë se këtë punë e bëjnë pikat e grumbullimit, por pika t e grumbullimit kanë interesat e veta. Analizat e tokës dhe të ujit të bëhen falas. Shpesh njerëzit mbjellin aty ku nuk duhet”, tha Duka i ftuar në “Abc Live”.

Eduart Sharka nga Sindikata e Fermerëve tha se “Projektligji do zgjidhte disa probleme akute. Skema diskriminuese për fermerët”.

Të krijohet një agjenci. Brenda drejtorisë së bujqësisë e cila të bënte menaxhimin e të dhënave të tregut e cila të merrte të dhëna sa fruta perime dhe produkte të tjera bujqësore absorvon tregu. Kjo është taktikë që e bën SHBA. Fermeri nuk mbjell po nuk doli drejtoria të raportojë sa ka misër e miell. Sepse qeveria është i vetmi që i ka këto të dhëna. S’mund t’i thuash një fermeri ti nuk fiton sepse s’je i aftë në kompjuter. Fondi planifikohet. Ti mos planifiko sa fermerë do aplikojnë, por se di e di sa fermerë ke. Skemat diskriminuese kanë demotivuar fermerët”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!