Projekti për rrugët i Bankës Botërore, Fier-Seman mbetet jashtë, zëvendësohet me një aks të ri

schedule21:44 - 19 Maj, 2020

schedule 21:44 - 19 Maj, 2020

Banka Botërore ka bërë rishikimin e fundit të projektit për rrugët rajonale dhe lokale që mbështetet në total me një financim prej 50 milionë dollarësh dhe ka vlerësuar se zbatimi po ecën ngadalë.

Në një dokument të bërë publik nga vetë banka thuhet se pavarësisht kësaj objektivat e projektit nuk janë në risk dhe se duhet të ketë një fokus për të çuar para projektin në mënyrë që të mbështeten ekonomitë lokale edhe më shumë pas situatës me COVID-19.

“Projekti po përparon më ngadalë s ai takon komponentit 1 (Përmirësimi i aksesit me kosto 46.88 milionë dollarë). Gjithsesi ky nuk shihet si një risk që mund të prekë arritjen e objektivave të projektit.

Ekipet e FSHZH-së dhe Bankës po fillojnë vlerësimin e seksioneve të reja të rrugës së propozuar për t’u financuar nga projekti, dhe vlerësimin e përshtatshmërisë në termat e rëndësisë teknike dhe ekonomike, si dhe pajtueshmërisë me politikat dhe procedurat e masave mbrojtëse.

FSHZH është në proces të detajimit të ndihmës së asistencës teknike për bashkinë s ai takon menaxhimit më të  mirë të aseteve rrugore, ndërtimin e ekonomive të reja në mbështetjen e potencialeve të bujqësisë dhe turizmit. Kjo e fundit do të  përfshijë gjithashtu aspektet e krijimit të vendeve të punës, në mënyrë që të ndihmohet sa më shumë ekonomitë lokale për tu rikuperuar nga bllokimi i COVID 19” vlerëson Banka.

Po kështu thuhet se komunitetet kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi është bërë dizejnimi i ndërhyrjeve në rrugët që mbështet projekti duke sjellë në vëmendje rrugën e Thethit dhe atë të Tushemishtit ndërkohë që bëhet me dije se Fier-Seman që ishte pjesë në fillim tashmë është hequr si projekt. Kjo e fundit do të zvendësohet me një tjetër rrugë në të njëjtën komunë.

“Deri më tani 4 komunite ku po ndërhyhet në rrugë kanë ndikuar në mënyrën sesi është dizejnuar projekti dhe saktësisht në: Theth në Shkoder, Tushemisht në Porgradec, Lekdush në Tepelenë dhe Gusmar në Vlorë. Ata kanë diskutuar propozimet teknike dhe mënyrën e konceptimit. Për shembull, në Theth komuniteti kërkoi ndërhyrjen në një tombino për të lejuar kalimin e bagëtive për në kullotëm në Tushemisht si rezultat i konultimit u kërkua ndriçim më i mirë si dhe mundësia e projektimit të një korsie biçikeltash përmes zonës urbane.

Projekti ka organizuar 5 konsultime për hartimet teknike dhe ndikimet mjedisore , përfshirë rrugën Fier – Seman që tani është rrëzuar si mundësi dhe që sipas propozimit të FSHZH do të zëvendësohet me një rrugë tjetër brenda së njëjtës komunë” thuhet në dokument.MONITOR

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!