Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i është përgjigjur akuzave në lidhje me projektin e prezantuar prej ti në rrjetet sociale për ndërtimin e urave në këtë qytet. Ndreu shkruan se ky projekt nuk është 3D, por pritet të realizohet brenda 6 muajsh. Ai ironizon duke shtuar se ata që tallen me këtë projekt, duhet të përballojnë dhimbjen e stuhisë së ndryshimit.
“Per gjithe shakaxhinjte qe ju vret syte ndryshimi, ju bej me dije se projekti i urave nuk eshte 3D, por realitet qe realizohet brenda 6 muajve. I mirekuptoj se ka kohe qe jane mesu mos me pa nje pune askund nga pushteti lokal. Po taksirate e keni ta perballoni dhimbjen e stuhise se ndryshimit!
Nuk ju ndihmoj dot ne vuajtjen tuaj te thelle, ndersa projektet e shumta ne zbatim jane pasqyra qe ju nxjerr te shemtuar. Dhe nuk keni pare gje akoma….”, shkruan Ndreu./mv.abcnews.al


