Projekti i rrugës Thumanë-Kashar u prek banesat dhe tokat, banorët e Bërxullës protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës

schedule15:18 - 10 Nëntor, 2022

schedule 15:18 - 10 Nëntor, 2022

Banorët e fshatit Bërxullë të Vorës e zhvendosën protestën e tyre përpara ministrisë së Infrastrukturës këtë të enjte.

Ata kundërshtojnë ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar, pasi pretendojnë se projekti është devijuar duke u prekur banesat dhe tokat bujqësore.

“Kemi ardhur këtu sot për ti thënë zonjës ministre paligjshmërinë. Projekti ka ndryshuar për interesa të oligarkëve.”

Banorët protestojnë prej më shumë se një muaji dhe thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje se çfarë do të ndodhë me shtëpitë e tyre. Ata kërkojnë vlerësim të pronave sipas çmimit të tregut.

“Shteti nuk ka sjellë askënd që të na japë shpjegime. Thonë toka 4400 lekë të vjetra, as vaji nuk kushton kaq. Ka 35 ditë që protestojmë, fjala jonë nuk po dëgjohet.”

Aksi Thumanë-Kashar është pjesë e autostradës Milot-Fier. Rruga prej 114 kilometrash është pjesë e Korridorit Blu që lidh Shqipërinë me Kroacinë në veri dhe Greqinë në jug./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!