Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me pamjet nga projekti i hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës.
Shefi i qeverisë përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook ka publikuar pamjet që pritet të marrë kjo linjë hekurudhore.
Ai thekson se më në fund pas përfundimit të marrëveshjes disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, do të nisë dhe puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës
“MIRËMËNGJES ?
dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.e.su. /abcnews.al